Diazepam

tableta, mikroklizma (diazepam) anksiolitik

Përbërja:
5 ml të tretësirës për përdorim rektal përmban 2,5mg Diazepam BP; Çdo tabletë e mveshur përmban 2mg Diazepam BP; Çdo tabletë e mveshur përmban 5mg Diazepam BP; Çdo tabletë përmban 10mg Diazepam BP; Çdo supozitore përmban 5mg Diazepam BP; Çdo supozitore përmban 10mg Diazepam BP
Përbërësit tjerë në DIAZEPAM: Në tretësirën rektale: acidi benzoik, benzil alkool, natrium benzoa, etanol, propilen glikol dhe ujë i purifikuar; Në tableta të mveshura me cipë: ludipress, magnezium stearat, agjent për mveshje; Në tableta: ludipress, magnezium stearat; Në supozitorë: Whitepsol H15.
Veprimi
Diazepami si anksiolitik benzodiazepinik përdorët gjërsisht dhe ka veprim te gjerë. Vepron në gjendje anksioze, hipnosedative, miorelaksante dhe antikonvulzive përmes receptorëve specifik benzodiazepin të cilët gjindën në pjesën mezolimbike, hipotalamus trurin e vogël dhe korpus striatum. Pas lidhjes se diazepamit për receptorë rritët transmisioni GABA-ergjik gjithashtu edhe inhibimi në trurin e mesëm. Për shkak të veprimit të fortë te GABA zvogëlohet veprimi ekscitator i neurotransmitereve sic janë: serotonina, noradrenalina dhe acetilkolina.
Indikimet
Cdo gjendje klinike e cila karakterizohet me ndjenjë të presionit gjendjeve anksioze, shqetësim, pagjumësi dhe gërqeve muskulare, vecanarisht psikoneurozave dhe neurozave organike, pengesave psikosomatike, sindromi apstinencial, gjendjet anksioze të cilat i përcjellin sëmundjet organike (psh.angjina pektorale, infarkti i miokardit, embolia e mushkërive). Gërqet muskulare qendrore dhe periferike (sëmundjet e sistemit nervor qendror me shenja spastike, hipertonus, hiperrefleksi, spazma, gërqe muskulare vertebrale me origjinë jasht reumatizmale.
Kundërindikimet
Mbindjeshmëria ndaj diazepamit dhe benzodiazepineve ose në të sëmuret me vartësi nga lëndët tjera. Insuficijenca respiratore e rëndë, glaukoma akute e kandit të ngusht. Miastenia gravis. Helmimet akute me etanol ose me depresor tjerë të sistemit nervor qendror. Insuficijenca e rëndë e mëlcisë dhe e veshkave. Koma.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Përdorimi i tubave rektale:
Tubat janë vetëm për përdorim rektal. Doza e zakonshme është 0.5mg për kilogram peshë trupore por kjo doze të varet nga pasha e pacientit, mosha e tij dhe gjendja shëndetësore në përgjithësi. Këto tuba nuk duhet të përdoren në fëmijë më të vegjël se 6 muajsh.
Preventiva dhe terapia simptomatike në konvulsione të përgjithshme:
Të rriturit: nëse nuk është ndryshe e cekur duhet të jepen 5–10mg
diazepam (1 apo 2 tuba) dhe nëse është e nevojshme kjo dozë mund të përsëritet pas 3 – 4 orësh.
Fëmijët: që kanë peshë trupore prej 10–15kg duhet të marrin 5mg çdo 12 orë ndërsa fëmijët që pasha trupore e tyre është më e madhe se 15kg doza është 5mg në çdo 8 orë.
Mjekimi i gjendjeve epileptike:
Të rriturit duhet të marrin në fillim 5-10mg diazepam (1-2 tuba) dhe nëse është e nevojshme të vazhdohet pas 10-15 minutave (maksimum 6 tuba, ekuivalente me 30mg diazepam).
Fëmijët duhet të marrin 0,5mg për kg peshë trupore (maksimum prej 20mg, ekuivalente me 4 tuba). Nëse është e nevojshme doza e njëjtë mund të përsëritet pas 2-4 orëve.
Mjekimi në gjendjet me tonus të rritur të muskujve:
Në terapinë fillestare: 10–20mg diazepam në ditë (2–4 tuba si dozë totale). Duhet të ndahet në disa doza të vetme individuale. Në terapi vazhduese përdoret 5–10mg në ditë (1-2 tuba) si dozë e përgjithshme, e ndarë në disa doza të vetme individuale.
Mjekimi para ndërhyrjeve kirurgjike dhe gjendjeve postoperative:
Në mbrëmje, para ndërhyrjeve kirurgjike: 10–20mg diazepam (2–4 tuba); pas operacionit: 5–10mg diazepam (1-2 tuba), me mundësi të përsëritjes së dozës.
Përdorimi i tabletave të mveshura dhe tabletave:
Në raste ankti, neoruza apo gjendje neuroastenike nga 2–10mg diazepam 2-3 herë në ditë.
Në pagjumësi: 4-10mg diazepam në mbrëmje para gjumit.
Në sindromin e abstinencës: 24 orët e para 3 herë në ditë nga 10mg diazepam pastaj 3 herë në ditë nga 5mg diazepam.
Spazma muskulare: 3 herë në ditë nga 2-10mg diazepam.
Te personat e moshuar dozat e rekomanduara janë 2mg diazepam 1-2 herë në ditë.
Mjekimi gjithmonë fillon me dozën e rekomanduar. Një deri 2 ditë pas fillimit të mjekimit mund të ulet doza dhe të merret 1 herë në ditë, më mirë në mbrëmjë. Mjekimi zakonisht vazhdon disa ditë deri në disa javë.
Përdorimi i supozitorëve:
Në konvulsione: 5–40mg në ditë, ndërsa doza maksimale individuale për të rritur është 10mg, ndërsa ajo për fëmijë është 0,5mg/kg peshë trupore.
Paketimi:
Kutia me 30 tableta nga 2 mg, 5mg dhe 10 mg
Kutia me 5 suposte nga 5 mg dhe 10 mg
Kutia me 6 mikroklizma nga 5 mg/2.5 ml

Produkte të ngjajshme

Chymoral Forte

drage (Tripsin - ...
Criniton

shampon dhe losion (acid ...
Ibuprofen

tableta (ibuprofen) ...