Farmacyclin

pomade (hidrokortizon oksitetracikline) antimikrobik dhe glukokortikoid

Veprimi
Farmacyclin® është preparat i kombinuar me hidrokortizon dhe antimikrobik me spektër të gjerë, oksitetraciklinë. Hidrokortizoni në doza terapeutike vepron fuqishëm në mënyrë antiinflamatore dhe antialergjike, kurse oksitetraciklina vepron në mënyrë bakteriostatike.
Indikimet
• Ekzema akute dhe kronike me prejardhje alergjike dhe toksike, të infektuara në mënyrë sekondare,
• Dermatiti alergjik i shkaktuar me barna, me preparate kozmetike dhe substanca sintetike,
• Dermatiti seboroik,
• ndryshimet në lëkurë tek diatezat eksudative, te fëmijët, neurodermatiti kronik, eritrodermia,
• Reaksionet alergjike të shkaktuara nga thumbimi i insekteve,
• Dermatiti alergjik i shkaktuar nga rrezet e diellit.
Kundërindikimet
Alergjia në hidrokortizon dhe oksitetraciklinë, tuberkulozi i lëkurës, infektimet primare bakterore (impetigo, piodermitë, furunkulozat), sëmundjet kërpudhore të lëkurës, herpesi akut simpleks, variçela dhe vaksinimi, ndryshimet ulceroze në lëkurë, përdorimi i zgjatur te fëmijët.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Vendi i sëmurë në lëkurë lyhet në një shtresë të hollë me pomadë 3-5 herë në ditë. Mjekimi zgjat 10 ditë. Tek neurodermatiti kronik, nëse është nevoja, mjekimi mund të vazhdohet për 4-6 javë.
Efektet anësore
Preparati tolerohet mirë. Në raste të rralla mund të paraqiten infektime sekundare dhe dermatiti alergjik kontaktues.
Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim. Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.
Paketimi
Kutia me 5 g dhe 20 g pomadë.

Produkte të ngjajshme

Bactrin

tableta (sulfametoksazol 400 ...
Diazepam

tableta, mikroklizma ...
Metformin

film tableta (metformin) ...